Haziri tregon për gjendjen e lehonës së infektuar me Covid-19, priten rezultatet edhe për 50 persona

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se rezultatet e 50 mostrave në këtë komunë pritet t’i marrin gjatë ditës së sotme.

Haziri tha se burimin e ri e kemi në menaxhim të plotë dhe po punojnë që ta mbyllin edhe këtë fazë 14 ditore të menaxhimit të situatës së re.

” Gjendja e të infektuarve është e mirë, të gjithë janë në vetizoloim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë:

#Dita60. 50 mostrat e sotme në Gjilan janë në proces në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presim që rezultatet t’i marrim gjatë ditës së nëserme.

Komiteti i Emergjencave për parandalimin e përhapjes së #Covid19, ka marrë të gjitha masat për t’i mbikëqyrë 10 rastet e fundit, si pasojë e burimit të ri të infekstionit në një spital priavat.

Gjendja e të infektuarve është e mirë, të gjithë janë në vetizoloim duke përfshirë edhe nënën e re, e cila është infektuar gjatë kohës së lindjes në spitalin privat.

Pra, burimin e ri e kemi në menaxhim të plotë dhe po punojmë që ta mbyllim edhe këtë fazë 14 ditore të menaxhimit të situatës së re.

Ju lutem, vazhdoni t’i përmbaheni orarit të daljes. Dil vetëm nëse e ke patjetër, por me maska e dorëza dhe duke e mbajtur distancën!