Haziri: Qeveria e PAN-it na shkaktoi tensione me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratika e Kosovës ka thënë se qeveria e Kosovës e drejtuar nga koalicioni PAN ka shkaktuar tensione mes Kosovës dhe Uashingtonit.

Haziri ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.

“Gjithashtu ka shkaktaur tension me BE-në dhe me NATO-në”, ka thënë Haziri, duke u shprehur se qytetarët e Kosovës nuk do ta vuajnë këtë tension.

Haziri ka folur edhe për qasjen e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.

“Konsensusi duhet të jetë përtej koalicionit. Logjika e konsensusit dhe e unitetit duhet të ndodhë brenda Kuvendit. Modeli I Ekipit të Unitetit është i tejkaluar. Ne mendojmë që Qeveria duhet ta udhëheqë, kurse Kuvendi duhet ta monitorojë”, ka thënë ai.

loading…