Ish kryetari

Haziri për grantin e performancës: Besoni ose jo, Parteshi ka treguar performancë më të lartë se Gjilani

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pasi komuna e Parteshit ka qenë njëra ndër përfitueset e grantit të përformancës, ndërsa Gjilani nuk ka fituar për tri vite me radhë.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri është shprehur se kjo tregon se në deri çfarë shkalle e ka mbuluar myku ekzekutivin e Gjilanit.

“Besoni është jo, në regjionin tonë Parteshi është shpërblyer me grant nga MAPL/DEMOS, pasi kishte treguar performancë më të lartë se Komuna e Gjilanit. Nëse kthehemi pak në retrospektivë, brenda viteve 2016-2021, Gjilani është shpërblyer me 8 grante si rezultat i performancës së lartë në shumën prej hiç më pak se 2.2 milionë euro, pas vlerësimit nga MAPL, organizata zvicerane DEMOS, në bashkëfinancim të Zyrës Zvicderane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedisë dhe Norvegjisë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai tha se këto grante i kemi përkthyer në investime komunitare, duke ua bërë jetën më të dinjitetshme qytetarëve.

“Dështimi nuk mund të mbulohet me mashtrim sepse Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”, u shpreh Haziri.