Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka konfirmuar për Ballkani.info se nga aksidenti i rëndë në qendër të Gjilanit deri më tani është një i vdekur dhe dhjetë të lënduar.
I pari i këtij qyteti tha se shpreson që ky aksident tragjik të mos ketë shkaktuar edhe humbje të tjera njerëzish dhe lëndime të mëdha.
“ Ekipet Emergjente janë aktivizuar në këtë situatë tragjike, dhe shpresojë që kjo ngjarje të mos ketë shkaktuar lëndime dhe humbje njerëzish edhe më tutje” pohoi Haziri. /Ballkani.info/







