Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, javën e kaluar pati paralajmëruar takim me partitë politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Por megjithatë partitë politike mohuan të kenë marrë ftesë nga presidenti.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Presidenti i vendit, raporton Ballkani.info.

“Nuk kemi marrë asnjë ftesë, nuk kemi komunikim me të”, tha shkurt, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.

Kujtojmë që para 10 ditësh Ramush Haradinaj dha dorëheqja nga posti i kryeministrit, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar.

Vendimin për dorëheqje Haradinaj e bëri të ditur në mbledhjen e qeverisë. /Ballkani.info/

loading…