Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, me rastin e humbjes së betejës me COVID-19 të Bersant Rahimaj.

“I nderuar kryetar, miku im, Qëndron Kastrati. Me pikëllim e thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të arkitektit Bersant Rahimaj, 27-vjeçarit që e humbi betejën me COVID-19. Ky rast na ka prekur të gjithëve sepse Bersanti shkoi në moshën më të mirë nga kjo botë”,  kështu i ka shkruar Haziri-Kastratit.

Haziri tha se ky rast duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për t’u mbrojtur nga ky virus i panjohur.

“Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju, familja Rahimaj, shokët e kolegët. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.