Haziri ndihet krenar me Anisë Murselin e cila u pranua në tri uiversitete prestigjioze në ShBA

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim gjilanasen Anisë Murseli, e cila është pranuar në tri universitete prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se Anisë Murseli e ka bërë krenar atë si kryetar, por edhe Gjilanin dhe Kosovën me sukseset e larta të treguara në një konkurrencë të jashtëzakonshme.

Përndryshe, në marsin e këtij viti, në një një konkurrencë të jashtëzakonshme, ku aplikuan 35,220 kandidatë nga e gjithë bota, 

Anisa arriti ta dalloj vetën dhe të siguroj vendin e saj në klasën e vitit 2024 me rreth 1500 studentë.

Ajo fitoi bursë 100 përqind në të gjitha këto Universitete për 4 vite të studimit: Amherst College, Williams College, dhe Yale University.