Lutfi Haziri

Haziri mendon se oferta e Kurtit për zgjedhje është më shumë kurth se sa vullnet politik

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Kurti, i cili e ofertoi opozitën se do t’ia bënte numrat për ta rrëzuar Qeverinë, duke hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Sipas Hazirit, ky është më shumë një kurth politik se sa vullnet politik. Sepse sipas tij Kurti është dorëzuar politikisht.

“Vlerësoj që është më shumë një kurth politik sesa që vullnet politik. Është dorëzuar politikisht sepse ka thënë se nëse doni shkojmë në zgjedhje, në një farë forme është dorëzim para problemeve. Ne mendojmë që më e thjeshtë me e drejtë, më korrekte politikisht dhe më e sinqertë karshi qytetarit, është që kur vjen në një pikë që je i bindur që duhet të ketë zgjedhje, atëherë jep dorëheqje, është akti më moral që e ofron një lider i përgjithshëm politik”, tha ai ne KTV.