Ushtria

Haziri: Më 14 dhjetor pritet formula e gjysmë shtatzënisë; LDK voton Ligjet pasi SHBA është garantuese e sigurisë

Në ditën kur pritet të ndodhë themelimi i ushtrisë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se pret që shtetet të sillen në raport me Kosovën ashtu siç u sollën në rastin e INTERPOL-it.

Derisa ka folur në Zona e Debatit për çështjen e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, ai ka thënë me 14 dhjetor pritet një formulë tjetër nga ajo që do duhej të ndodhte për të formuar një ushtri që e paraqet Kosovën si shtet, njofton Klan Kosova.

”Jemi një vend ku zjarrfikësit sot ose njësia civile janë ende me status të pazgjidhur”.

”Në votimin e 14 dhjetorit po ndodh formula e gjysmë shtatzënisë. Në fund do të bindemi se si pasojë e këtij procesi duhet të bartim ne pasojat”.

”Burra e gra vijnë nga akademitë ushtarake më të zhvilluara në botë, është rrugë në të cilën mund të ndërtohet ushtria. Ne kemi pasur diskutim të zgjeruar sa i përket shpërbërjen e TMK-së dhe ndërtimit të FSK-së”.

”Nuk ka gjysmështatzëni kur bëhet fjalë për ushtri, sepse nuk presim me lind ushtria në gjysmë. Nuk ka mandat të kufizuar. Terminologjinë e kanë bërë edhe në atë kohë, por në mandatin e sotëm është në kuadër të NATO-së. Kosova ka ushtarë më shumë se sa Mali i Zi, për shkak të territorit dhe numrit të banorëve”.

”Maqedonët do të kalojnë edhe në numër edhe në ndryshim të doktrinës ushtarake. E kemi mundësinë reale që ushtria jonë të adaptohet këtu që kur të bëhet anëtarësimi në NATO të mos ballafaqohem”.

”Nuk pres asgjë të ndodhë më 14 dhjetor por pres shumë shtete të sillen sikurse në INTERPOL”.

”Në rastin e ushtrisë e mira e këtij procesi është se SHBA besojmë do të qëndrojë prapa. Në gjithë këtë hap të vogël SHBA do të jetë garantues që sdo të ketë degjenerim të sigurisë. Thjeshtë jemi duke bërë dicka që nuk e kemi prit”.