Nënkryetar i LDK-së

Haziri: LDK do të jetë më unike se kurrë, dallimet na bëjnë më të fortë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar zërat se mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti politik do të çojnë drejt ndarjes së partisë.

Përkundër mosmarrëveshjeve në këtë subjekt, Haziri ka thënë se LDK-ja do të jetë edhe më unike se kurrë.

Sipas tij, LDK po bashkohet dhe do të demonstroje ketë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“LDK do të jetë me unike së kurrë. LDK po bashkohet dhe do ta demonstrojë këtë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. LDK-ja ketë unitet e ka betonuar me 3 gusht. Askush nuk guxon me thy. Dallimet ne na bëjnë më të fortë dhe të dallueshëm nga partitë e tjera”, ka thënë Haziri për lajmi.net.

Kujtojmë se brenda LDK’së ka qëndrime të kundërta sa i përket prishjes së koalicionit me VV’në dhe lidhjes së koalicionit të ri me AAK’në dhe Nismën.