Haziri – Kurtit: Për kryeministër merremi vesh për 5 minuta, 70 deputetë i bëjmë veç nëse ngjallet Rugova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe dakordimin mes këtyre partive edhe për postin e kryeministrit.

Ai iu është përgjigjur edhe deklaratave të Kurtit se këto dy parti së bashku mund të arrijnë 70 deputetë.

“Me ngjall Ibrahim Rugovën po i bëjmë, por situata politike në Kosovë nuk e lejon me dalë numra aq të madh. Me partnerë të vegjël, e të gjithë bashkë, ndoshta i bëjmë. Kjo do të ishte shumë pozitive pasi më nuk do të ishim peng i partive që shantazhojnë”, ka thënë Haziri në televizionin publik.

Sa i përket postit të kryeministrit, Haziri ka thënë se për LDK-në kjo nuk është çështje primare.

“Ne nuk jemi ekskluziv në këtë punë. Ne themi se partisë së parë i takon kryeministrit, jo partisë së dytë. Ne jemi partia e parë edhe në Kuvend, edhe në sondazhe edhe kudo. Nëse duam të pengojmë bashkëpunimin, arsye gjejmë gjithmonë. Nuk është pika e kryeministrit që na ndan apo na bashkon. Për këtë çështje, merremi vesh për 5 minuta”, ka thënë Haziri tutje.

loading…