Lutfi Haziri

Haziri: Kurti i ka ndërruar metodat por jo edhe qëllimet politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për raportet me ndërkombëtarët.

Haziri në “Debat Plus”, tha se fillimisht ndërkombëtarët menduan se Kurti ka ndryshuar, por që sipas tij kjo nuk u doli ashtu.

Ai theksoi se Kurti i ka ndërruar metodat por jo edhe qëllimet politike.

“Kurti i ka ndryshuar metodat dhe jo qëllimet politike. Duke i ndryshu metodat ndërkombëtarët shkaktuan pritje, njëjtë edhe popullit i shkaktoi pritje. Tash po lexohet drejtë tash nuk mund të befasohet për asgjë”, tha ai.

Haziri u shpreh se çështja e dinarit serb ësht ëbarazuar tashmë me sulmin në Banjskë.

“Ne jemi mundësu që paratë po shkojnë për financim të terrorizmit, dhe grupeve që po sulmojnë. E kemi humb argumentin. Nuk e kemi kapitalizu, kemi dështu dhe e kemi barazu një dinar në qarkullim me diçka që është shumë e madhe, që ne Serbisë duhet me ia atribu që strehon terrorist dhe jo vetëm financon”, tha ai.

VIDEO BONUS: “U shua një 4 katër vjeçare”, Turp” – Haki Abazi vendos një mbishkrim në foltoren e Kuvendit