Haziri: Kadare nuk do të vdes kurrë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar në shuarjen e të shkrimtarit, Ismail Kadare, duke thënë se ai nuk do të vdes kurrë.

Haziri tha se si shkrimtar dhe intelektual, Kadare ishte i papërsërishtëm.

Postimi

Vepra kolosale e gjeniut i letrave shqipe, Ismail Kadare, nuk do të vdesë kurrë. Si shkrimtar e intelektual ishte i papërsëritshëm. Askush si ai nuk e afirmoi kulturën e letërsinë shqipe anë e kënd botës. Shpirti tij u prehtë në paqe!