Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri pak para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, i ka reaguar Kurtit i cili dje tha se nuk lejon që Kosova të kaloj në vakum institucional.

Haziri para gazetarëve tha se kjo deklaratë e Kurtit nuk qëndron, sepse sipas tij, në politikë nuk ka vakum institucional, por ka peshë specifike

“Paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë që Kosova po kalon në proces vakuumi institucional nuk qëndron. Sepse sikurse edhe në hapësirë edhe në politikë nuk ka vakum institucional, por ka peshë specifike. Ai që e nxen, e merr dhe natyrisht më 9 shkurt është përcaktu kjo peshë. Tani duhet të zbatohet.
Me vetë faktin që ende nuk kemi një marrëveshje politike për qeverinë, nuk besoj se do të përballohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, të nominuar nga VV.

Ky është proces i lidhur, përkundër që Kurti po mundohet me nda dhe po punon që ndaras t’i zgjidh këto cështje…është vlerësim i tij, por nuk besoj se do të përballohet kjo situatë ndryshe, pa një marrëveshje”, tha Haziri.