Haziri flet për “kulturën e LDK-së” dhe rastin kur Abdixhiku tha “lidhe” Bislimin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, duke folur për “kulturën” e LDK-së, ka përmendur rastin e përdorimit të një shprehjeje të kryetarit Lumir Abdixhiku, që ka nxitur reagime.

Lutfi Haziri, i ftuar në emisionin Frontal të T7, ka akuzuar shumicën për joseriozitet dhe mungesë të disiplinës në Kuvend.

Për të treguar disiplinën dhe kulturën politike që, sipas tij, LDK-ja e ka, Lutfi Haziri ka thënë se sjelljet e “pahijshme” ose veprimet e LDK-së shumë lehtë marrin jehonë. Kjo sepse, sic thotë Haziri, ka pritje të tjera prej LDK-së.

Këtu ai ka përmendur rastin kur Abdixhiku në Kuvend iu drejtuar kryeministrit Albin Kurti për zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, me shprehjen “lidhe”.

Haziri thotë se kjo shprehje nuk është në fjalorin as të tij as të Abdxhikut, por që ka qenë “sinonim”.

“Në thanjën popullor është më e rëndë fjalia. I thuhet zotit të shpisë ‘lidhe qenin’. Por, sinonim ka qenë. Nuk është përdorë fjalë e tillë”, tha zyrtari i lartë i LDK-së.

“Unë nuk i përmendi fjalë të tilla. As kryetari i LDK-së nuk e ka në fjalor. Por, prapa shpinës me të ndejt dikush me folë, kur t’i bën prezantim publik, nuk i ka hije askujt. Duhet me qenë të dëgjushëm, edhe në qeverisje je”, ka thënë Haziri.