LDK

Haziri e Rukiqi takohen me Fondacionin e afërt me republikanët: Kosova të jetë në koordinim me aleatët

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri, sot kanë takuar zëvendës President në Heritage Foundation dhe Anthony Kim, Hulumtues i Lartë për Çështjet e Lirisë Ekonomike, në këtë Fondacion.

Rukiqi ka thënë se kanë trajtuar “kontekstin e ri gjeopolitilk dhe ndikimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojen imediate që Kosova të jetë në koordinim të plotë me aleatët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Postimi i plotë:

Takim me miqtë nga Heritage Foundation

Në kuader të vizitës zyrtare në Washington DC, së bashku me Nënkryetarin e Lidhjes Demokrarike të Kosovës, z. Lutfi Haziri, takuam miqtë e Kosovës, nga Heritage Foundation, z. James Carafano, Zëvendës President në Heritage Foundation dhe z. Anthony Kim, Hulumtues i Lartë për Çështjet e Lirisë Ekonomike, në këtë Fondacion.

Në një diskutim të hapur dhe miqësor, trajtuam kontekstin e ri gjeopolitilk dhe ndikimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojen imediate që Kosova të jetë në koordinim të plotë me aleatët strategjikë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shënim: Heritage Foundation është Think Tank, me rol udhëheqës në politikat konzervatore të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.