Lutfi Haziri

Haziri: Bojkoti i votimit në veri duhet të jetë shqetësim për Qeverinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se mosdalja në votim e banorëve serbë në komunat veriore duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë e Kosovës.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por sipas tij, pa legjitimitet.

“Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë. Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?”, ka shkruar ai në Facebook.