Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në Preshevë e Bujanoc, të dielën.
Ai tha se kjo duhet të jetë një zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim.
“Mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ju ftoj që të dielën të dilni në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Preshevë e Bujanoc. Këto duhet të jenë zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim. Besoni në ata të cilët Referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin qëllimin e madh!”, ka thënë Haziri.
Postimi i plotë:







