Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se nga sot ҫdo qytetar që del në ambiente publike pa dorëza e maska, do të dënohet ashpër.
Ai njoftoi, po ashtu, se nëse policia dhe inspektorati komunal do të hasë në raste të shërbimeve e shitblerjes pas maska dhe dorëza, do të dënohet edhe marrësi edhe dhënësi i shërbimeve.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos tentojnë të hyjnë e as të dal in nga zonat e karantinuara, siҫ është Vrapҫiqi, Lladova, Prishtina, Ferizaj, Vitia e Kamenica.
“Në të kundërtën, në kuadër të ligjit për sëmundjet ngjitëse, ai që e shkel këtë vendim, do të dënohet me gjobë mandatore që është shumë e lartë e deri në procedura penale e cila mund shkojë deri në 2 vjet burgim. Kujdes, mos të vije puna që qytetarët ta kalojnë pandeminë në burg”, tha Haziri.







