Hazbi Lika s’është parë në pune që nga maji, por prej atëherë nëpër kafene ka shpenzuar 4.000 euro reprezentacion

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë i ngarkuar me Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, për hotele në kuadër të institucioneve shtetërore dhe për restorante e kafene jashtë institucioneve, kur ka shkuar në punë ka harxhuar 235.163 denarë ose 4 mijë euro, tregon mjeti për llogaridhënien e harxhimeve të bartësve të funksioneve shtetërore, shkruan portali sdk.mk.

Këtu hyjnë 130.713 denarë për shërbime hotelerie në kuadër të institucioneve, ndërsa 104.450 denarë janë për restorante jashtë institucioneve. Jashtë shtetit ka harxhuar 5.227 denarë, transmeton portalb.mk.

Mjeti përmban të dhëna që nga muaji maj. Që atëherë Lika ka filluar të mos shkojë në seancat e Qeverisë.

Nuk ka të dhëna nëse ky funksionar i Bashkimit Demokratik për Integrim, përveç rrogës që e ka marrë, edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në seanca, ka përdorur ende mjete të miratuara nga buxheti për përfaqësim jashtë vendit.