Ylli belg

Hazardi thotë se ka vendosur për të ardhmen

Anësori i Chelseat, Eden Hazard ka bërë të ditur se e di se çfarë do të bëjë në fund të këtij sezoni.

Belgu po kalon një tjetër sezon të mirë, duke realizuar 15 gola dhe 10 asistime në 31 paraqitje për Chelsean. Atij i kanë mbetur edhe një vit e gjysmë kontratë, duke nxitur raportime për të ardhmen e tij.

Real Madridi për një kohë të gjatë ka shprehur interesim dhe është në kërkim të një pasardhësi të Cristiano Ronaldos që prej largimit të tij drejt Juventusit.

“E di se çfarë do të bëj. E kam marrë vendimin”, ka thënë Hazard për RMC-në.

Në fund të vitit 2018, Hazardi kishte pranuar se ëndërron kalimin te Reali.