Hazard ka thënë se është vendosur gjithçka sa i përket të ardhmes, por s’ka treguar nëse do të qëndrojë te Chelsea apo do të shkojë te Real Madridi.
Eden Hazard duket gjithnjë e më afër Real Madridit.
28-vjeçari, që e mbylli sezonin me Chelsean në Premierligë me 16 gola dhe 15 asiste, ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur për të ardhmen dhe se klubi i tij e di këtë.
“Vendimi im është marrë. Unë gjithashtu do të kisha preferuar që të jetë ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Unë jam ende duke pritur. Kam marrë vendimin tim, por nuk mund të kontrolloj gjithçka. Dy javë më parë i thashë klubit përsëri se çfarë dua. Edhe nëse do të qëndroj në një dhomë i heshtur, nuk më bën të mendoj. Vendimi im është i sigurt”, deklaroi Hazard.
Dëshira e belgut është që të luajë nën urdhëratë e Zidane dhe iu ka dërguar mesazh “Bluve të Londrës” që të dëgjojnë ofertën e Real Madridit.







