Ylli belg

Hazard synon statusin e legjendës të Chelsea

Teksa diskutohet për një transferim të mundshëm te Real Madridi, Eden Hazard ka thënë se dëshiron të cilësohet legjendë e klubit.

Hazard është i uritur edhe për shumë gola të tjerë me fanellën e “The Blues”, gjersa shënoi edhe dy të tjerë në fitoren e djeshme 1-2 ndaj Brightonit, me sulmuesin belg që arriti në kuotën e 101 golave me fanellën e Chelseat.

Ylli i Chelseat nuk e ka fshehur dëshirën e tij të jetë futbollist i Real Madridit në të ardhmen, megjithatë 27 vjeçari synon të mbetet përgjithmonë në memorien e tifozëve të klubit londinez.

“Golat kanë shumë rëndësi, veçanërisht kur fitojmë. 101 gola me këtë klub të mrekullueshëm nuk do t’i harrojë asnjëherë. Tashmë ne të gjithë synojmë më shumë, dua të shënoj më shumë gola për klubin dhe të bëhem legjendë sikur Lampardi, Terry dhe Drogba. Gjithmonë mundohem të japë më të mirën”, tha Hazard.

Fitorja e djeshme, skuadrën e Sarrit e pozicionon në vendin e 4-të me 2 pikë më shumë se Arsenali, ndërsa Hazardin e ka impresionuar fuqia e klubit nga “Stamford Bridge” për të reaguar pas disfatës ndaj Leicesterit fundjavën e kaluar.