Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është parë e kënaqur me fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvend. Ajo për një çast ia ka shkelur syrin dikujt nga ministrave që ishin ulur në krahun e djathtë të saj, shkruan Gazeta Metro.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim kontrovers sot në Kuvend, që u kritikua rëndë nga opozita. Madje opozita sikur ta dinte për këtë fjalim, qysh në fillim PDK dhe AAK ia bojkotuan fjalimin.

E kënaqur me paragrafin e fjalimit kontrovers të presidentes Osmani, duket se ka qenë ministrja Haxhiu. Derisa presidentja Osmani po godite ish-kreun e shtetit që ndodhet në Hagë tash e dy vite, Haxhiu shihet duke ia ‘miratuar’ fjalimin Osmanit dhe duke u ‘kënaqur’, gjë të cilën e manifestoi me anë të shkeljes së syrit, së paku kështu duket në ekran.

Ajo për një çast ia ka shkelur syrin dikujt nga ministrave që ishin ulur në krahun e djathtë të saj, që ulur përballë saj ishin disa ministra dhe zëvendëskryeministri Bislimi.

Momentin e mbylljes së syrit nga Haxhiu e keni në videon e mëposhtme: