Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale vizituam QKRMT-në ka zhvilluar një takim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur mirënjohës për punën e drejtoreshës znj. Feride Rushiti, e cila po bënë një punë të madhe në përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Ballkani.info.

“Si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, potencova nevojën për zbatimin e ligjeve të miratuara, përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe reformat pensionale për të ndihmuar të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Dhuna seksuale si krim lufte i kryer nga Serbia gjatë luftës është krim i pandëshkuar. Deri më sot është vetëm një rast i dënimit të një krimineli serbë me vendim gjyqësor. Andaj edhe plagët shpirtërore të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, deri diku mund të qetësohen vetëm atëherë kur kryerësit e këtyre krimeve të luftës të ndëshkohen”, ka shkruar ai.

Haxhiu ka thënë se zbatimi i të drejtave të njeriut në praktikë është thelbësor dhe duhet të respektohet përmes akteve ligjore./Ballkani.info/

Postimi i plotë: