Albulena Haxhiu

Haxhiu takim kundër dhunës, u diskutua krijimi i një fushate aktive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  sot ka mbajtur një takim me grupin koordinues ndërministror kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë është bërë e ditur se në këtë takim është diskutuar për krijimin e një fushate aktive kundër dhunës.

“Në këtë takim është ritheksuar qëndrimi për të planifikuar dhe punuar për krijimin e një fushate aktive kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, e cila do të vazhdojë për gjatë të gjithë vitit”.

“Ministrja Haxhiu ka njoftuar se sa i përket aktiviteteve, të gjitha institucionet, partnerët tanë dhe organizatat e shoqërisë civile, janë të ftuara që të bashkëngjiten dhe të organizojnë sa më shumë aktivitete”, thuhet tutje në njoftim.