Haxhiu s’pajtohet me vendimin e Kushtetueses: Për ta më i rëndësishëm interesi individual

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shjprehur pakënaqësinë e saj në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas Haxhiu, e habitshme del fakti sesi Kushtetuesja e ka përmendur se përzgjedhja e anëtarit nga Avokati i Popullit është anti-kushtetues.

“Për neve kjo pikë ka qenë shumë e habitshme”, u shpreh ajo.

Kushtetuesja ka konstatuar se disa nene të këtij Ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Gjykatës, Ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e Këshillit Prokurorial dhe e nenit për të Drejtën për Mjete Juridike.