Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është e papranueshme përdorimi i etnisë nga politika serbe në rastin e vrasjes së policit serb Nikolla Krasmanoviq, nga i dyshuari Faton Hajrizi, që poashtu u vra dje nga policia serbe. Haxhiu tha se informacionet që janë dhënë për Faton Hajrizin janë kundërthënëse dhe se nuk dihet sigurt nëse Hajrizi është personi i vrarë dhe për vendin se ku është vrarë.

Ajo kërkoi një hetim të thellë për këtë rast.

“Përdorimi etno-politik i aktit kriminal të vrasjes së një polici në Lloznicë nga ana e Qeverisë së Serbisë është i papranueshëm, i qëllimshëm dhe i parapërgatitur.  Nëpërmjet ish zëdhënësit të partisë së Sllobodan Millosheviqit (SPS), tash kryetar i saj dhe ministër i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, u dha lajmi se i arratisuri nga burgu në Kosovë, Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra të rënda kriminale, është vrarë.  Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, tha ajo.

Tutje Haxhiu tha se dënojmë vrasjen e cdo zyrtari në detyrë dhe se ku është një akt i dënueshëm ligjor.

“Aktet e ikjes së disa personave me precedent penal, që janë në vuajtje të dënimit apo në pritje të ekzekutimit të dënimit, janë shpeshtuar sistematikisht së fundmi në një mënyrë të tillë që më së paku do mund të kualifikoheshin si koincidencë. Akti i vrasjes të një polici e plagosjes së një tjetri në afërsi të Lloznicës në Serbi janë padyshim vepra të rënda kundër rendit, ligjit e policëve në detyrë zyrtare. Dënimi ndaj vrasjes së policëve është padiskutim akt i dënueshëm në çdo kuptim ligjor e moral. Ne dënojmë fuqishëm çdo veprim të tillë”, tha Haxhiu.

Postimi i plotë:

BONUS VIDEO| Kjo ishte deklarata skandaloze e Xhelal Sveçlës pas arratisjes së Faton Hajrizit, fliste për orë