Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Skenderajt, për të cilët thotë se janë fuqia e PDK-së.

“Rinia e Skenderajt u zotua se do ta vazhdoi rrugën e trasuar, të paraardhësve të tyre në mbrojtjen  vlerave të UÇK-së”, shkruan Haxhiu në postimin e bërë në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Rinia e PDK-së është fuqia e fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sot në Skënderaj takimi me rininë e kësaj treve ishte një nga takimet me domëthënës dhe vizionar për proceset që e presin Kosovën.

Rinia e Skenderajt u zotua se do ta vazhdoi rrugën e trasuar, të paraardhësve të tyre në mbrojtjen  vlerave të UÇK-së.

Zhvillimi i infrastrukturës në Drenicë dhe në Kosovë ka ndodhur me qeverisjen e PDK-së, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të ndodhë me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mesazhi i rinisë sot në Skënderaj ishte kush është me UÇK, ta  votojnë PDK.

#PDK 134

#EnverHoxhaj 1

#BekimHaxhiu 109

#Rimekembje