Haxhiu pyetet pse doli dje në protestë: Do të vazhdoj të dalë sa herë ka mosfunksionim të duhur të sistemit të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e sotme është pyetur nga mediat se pse ka dalë në protestën e djeshme që u mbajt në Ferizaj, pas rastit tragjik ku një 18-vjecare është vrarë.

Haxhiu thotë se ka dalë në protestë e do të dalë saherë që të ketë mosfunksionim të drejtësisë.

“Arsyeja pse unë kam dalë në protestë, e do të vazhdoj të dalë saherë ka mosfunksionim të duhur të sistemit të drejtësisë, është edhe si shenjë proteste, ndaj mos veprimit të institucionet të drejtësisë”, thotë ajo.

Haxhiu tutje ka përmendur edhe procesin e Vetingut.

“Sic jeni në dijeni MD ka nisur reformë të thellë si Vetingu, që ne besojmë që është celësi i vetëm që kemi në dispozicion për ta bërë sistemin e drejtësisë të pavarur.

Jemi duke punuar shumë në këtë drejtësi, pritet që shumë shpejt koncept dokumenti të procedohet në Qeveri, e besoj që përmes këtij procesi ta arrijmë ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, shtoi ajo.