Haxhiu: Pse Kurti e paguan Hysamedin Ferajn me taksat e qytetarëve të Kosovës për të nxitur urrejtjen ndërshqiptare

Edhe deputeti i AAK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, lidhur me kërkesën ndaj Ramush Haradinajt që të sqarojë se pse ‘në luftë ia vranë vëllezërit e jo atë’.

Haxhiu ka komentuar në postimin e Daut Haradinaj ku i njëjti i kishte dërguar të fala Ferajt, në një foto me ish-komandantin e UÇK-së, kreun e OVL-UÇK-së në Deçan, Avdyl Mushkolajn.

“Daut Haradinaj Pse, truri i Hysamedin Feraj dërgon impulse gabimisht në vrimat fiziologjike, kjo është patologjike. Problemi është pse Albin Kurti e paguan H.Ferajn me taksat e qytetarëve të Kosovës për të nxitur urrejtjen ndërshqiptare”, ka shkruar Haxhiu.