Haxhiu: Përmes mekanizmave institucional do të angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se e kanë përgjegjësi të kërkojnë drejtësi për mekanizmave institucional për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Haxhiu u shpreh se nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve dhe qytetarëve pa u gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve dhe pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë.

Të gjithëve na mungojnë, është shprehja në të cilën përbashkohen familjarë e qytetarë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërgjegja kolektive na bënë të jemi një me zërin e familjarëve, por se si institucione të Republikës kemi përgjegjësi që kërkesën për drejtësi ta jetësojmë përmes mekanizmave institucional prandaj edhe do të angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ngase besojmë që nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve dhe qytetarëve pa u gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve dhe pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë“, shkroi ajo.

Të gjithëve na mungojnë, është shprehja në të cilën përbashkohen familjarë e qytetarë për të kërkuar zbardhjen e fatit…

Posted by Albulena Haxhiu on Tuesday, 27 April 2021