Ish- deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka lavdëruar pjesëtarët e rinjë të VV-së, por ka kritikuar ashpër subjektet e tjera politike, duke theksuar se kanë keqqeverisur më shumë se 10 vjet.
“Përfaqësuesit e këtyre subjekteve nuk po mund të kontrollojnë veten duke përdorur gjuhë agresive, pikërisht ata që 10 vite minimum kanë thënë premtimet e njëjta dhe ndonëse kanë qeverisur aq gjatë, kanë sjellë degradim, krim, papunësi, pabarazi e padrejtësi. Ata sërish flasin njësoj por tani as vetes nuk i besojnë më”, shkruan Haxhiu.
Ajo tutje ka shkruar se këto tallje dhe mashtrime nuk bëjnë përshtypje VV-së, dhe ndyrshimi i madh sipas saj do të vijë me 6 tetor, ka përfunduar ajo, shkruan Ballkani.info.
“Kthesa e madhe do të ndodhë më 6 tetor, fare se kemi problem t’i shohim e dëgjojmë talljet e mashtrimet e tyre deri atëherë”./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







