Banjska

Haxhiu për sulmin në Banjska “kur ka ndodhë rasti kryeministri flejt u kanë”

Kur kanë kaluar pak muaj nga sulmi në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku, deputeti i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë pretendimet që qeveria ishte në dijeni e para për sulmin që ka ndodhë.

“Policia ka vepru vetë në 24 shtator, kryeministri e Xhelal Svecla flejt janë kanë.Këta veprimet i kanë marr vet, kur janë qu këta tani janë krenu me policinë, këta nuk e kanë marrë vesh para sabahut kur u zbardhë dita e kanë marrë vesh cka ka ndodhë” shtoi Haxhiu.

Bekim Haxhiu pos sigurisë, nuk i kurseu kritikat as për Ministrinë e Shëndetësisë.

Haxhiu që është pjesë edhe e komisionit për shëndetësi, renditi disa nga premtimet që nuk u mbajtën nga ministri Arben Vitia.

VIDEO BONUS: