Haxhiu për largimin e Kica-Xhelili: Veprimet e tilla janë tradhti ndaj qytetarëve

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga Lista Guxo, përkatësisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu largimin e deputetes, Doarsa Kica-Xhelili, nga Vetëvendosje e ka konsideruar si tradhti ndaj qytetarëve.

“Unë vazhdimisht kam thënë se kalimi në këtë mënyrë, sidomos pas mbështetjes së madhe popullore që kemi pasur, mendoj që goditja i jepet qytetarëve, sepse besimi që ia kanë jep qytetarëve konsiderohet i pavlerë për to”, ka thënë ajo në Atv.

Tutje ajo ritheksoi se “Në 2021 kemi pasur mbështetje të madhe të qytetarëve të Kosovës, veprime të tilla mendoj se janë tradhti ndaj qytetarëve, mendoj se nuk vlerësohen”.