Albulena Haxhiu

Haxhiu pas vrasjeve të grave në Kosovë: 99 gra janë vrarë që nga paslufta

Pas takimit mes krerët e institucioneve të sigurisë dhe atyre të drejtësisë, sipas ftesës së së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas dy vrasjeve të fundit në vend, ku mbetën të vrarë Erona Cokli dhe Gjyljeta Ukella, Haxhiu ka shprehur ngushëllimet për dy familjeve të viktimave.

“Pas dy radsteve te femicidit të ndodhura gjatë këtyre ditëve i shprehi ngushëllim familjarëve të viktimave. Fenomeni i dhubës në familje dhe femicidi është tejet brengosëse dhe shqetësuese , ku shpesh po ndodhin vrasje nga burrat e ish-burrat e tyre”, ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja ka thënë se këto vrasje po i shqetësojnë edhe familjarët e tyre, raporton Ballkani.info.

Sipas të dhënave të Policisë se Kosovës, ministrja Haxhiu ka treguar se qe nga pas lufta jane vrarë 99 gra.

“99 gra të vrara që nga paslufta. Mbi 100 raportime në baza ditore po rapprtohen dhuna ndaj grave në policinë e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiun e shqetëson edhe gjuha e urrejtjës qe po përdoret nëpër rrjetet sociale nga persona të ndryshem.

“Gjuha që po përdoret nëpër rrjete sociale nga ata persona shfaq gjuhë të urrejtjes. Në dy rastet e fundit të dy dorasit kanë pasur të kaluar kriminale”, ka thënë Haxhiu./Ballkani.info/