Haxhiu pas dhunimit të 11-vjeçares: Po e analizojmë legalizimin e sprejit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth dhunimit të 11-vjeçares, duke thënë se uron të mos ketë të tjera raste.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas kërkesës së protestueseve kundër dhunimit të grave, përkatësisht pas dhunimit të së miturës 11-vjeçare nga Prishtina, ka thënë se po e analizojnë kërkesën e protestueseve që spreji për vetëmbrojtje të legalizohet.

“Ne kemi parë edhe kërkesat e organizatave që kanë protestuar. Sa i përket kërkesave për legalizimin e gazit irritues për vetëmbrojtje, kemi caktuar dy grupe për të bërë analizë në aspektin ligjor, që është nga Ministria e Drejtësisë, dhe nga aspekti i sigurisë, që është nga Ministria e Brendshme”, tha ajo.