Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka marrë mbështetje të madhe edhe nga banorët e Fushë Kosovës, me të cilët zhvilloi një takim ku i informoi për programin e PDK-së.

Ai ishte i shoqëruar nga Jakup Nura, Aulona Syla e Isak Neziri ku treguan detaje nga programi i kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.

Postimi i plotë:

Në Fushë Kosovë bashkë me kandidatët për deputet Jakup Nura, Aulona Syla dhe Isak Neziri prezantuam para shumë qytetarëve  programin qeverisës të PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza.

Me bindje ju them se e kemi programin më të mirë, kandidatin për kryeminstër më të mirë dhe listën për deputet më të mirë.