Haxhiu: Nga sot nisin procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje synon ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit me mocion mosbesimi. Kjo parti nga sot ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve teksa ka kërkuar edhe përkrahjen e partive të tjera.

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar menjëherë pas këtij lami duke thënë se që nga sot nisin edhe proceduar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE!, përmes Grupit parlamentar, nisi proceduarat për rrëzimin e qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë!”, ka shkruar ajo.

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media e ka akuzuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës me pandeminë duke thënë se kjo parti po e çon vendin drejt një katastrofe humanitare.