Haxhiu nga Ferizaj: Të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares sot dalin para drejtësisë, do të merren masa ndaj gjykatësit që i liroi ata

Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, është mbajtur sot në Ferizaj, raporton Ballkani.info

Në këtë protestë ishte edhe Ministrja e Drejtesisë, Albulena Haxhiu.

“Të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani, sot dalin para drejtësisë, do të merren masa ndaj gjykatësit që e liroi ata” tha Haxhiu.

Ajo tha se do te merren masa edhe për gjykatsin i cili i ka liru nga aktakuza te dyshuarit.

Kujtojmë se sot është arrestuar nga Policia e Kosovës, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa.