Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu sot në një takim elektoral me sportistët në Mitrovicë ka prezantuar inicativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët, me të cilin do të njihet stazhi dhe kontributi i sportistëve dhe artistëve të viteve ’90-ta deri në anëtarësim në asociacionet ndërkombëtare.
Haxhiu me këtë rast ka bërë të ditur se me këtë ligj gjithashtu do të rregullohen edhe shumë çështje tjera për këto kategori, shkruan Ballkani.info.
“Mitrovica është e njohur për sportista të dalluar. Investimet që PDK i ka bërë për sportistët e këtij qyteti janë të prekshme, por që me qeverinë aktuale ata u anashkaluan”, shkruan Haxhiu.
Bekim Haxhiu në këto zgjedhje garon me numrin 109.
Postimi:
Haxhiu në Mitrovicë prezanton iniciativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët






