Haxhiu: Mitrovica e sakrificës, nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, sot përkrahë fuqishëm PDK-në

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është shprehur me fjalë miradie për Mitrovicën, që sot priti atë dhe PDK-në.

“Mitrovica, qyteti i sakrificës, atdhetarizmit, i vizionit, i grevës së minatorëve të Trepçës nga ku filloi shkatërrimi i Jugosllavisë, sot i dha mbështetjen më të fuqishme Programit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Ballkani.info.

Bekim Haxhiu, njëri ndër deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Kosovës për disa mandate, në këto zgjedhje përfaqësohet me numrin 109.

Postimi: