Haxhiu: Me Albin Kurtin si kryeministër, nuk ndodh shkëmbimi i territoreve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se me qeverinë Kurti, dialogu me Serbinë, do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.

Në Blic Interview, Haxhiu theksoi se tani e tutje, dialogu me Serbinë, duhet të përgatitet mirë dhe të bëhet me një ekip serioz dhe të vullnetshëm.

Ajo shtoi se me Albin Kurtin, kryeministër, tema e ndarjes së Kosovës, nuk do të mund të ndodhë.

“Dialogu do të ndryshojë shumë. Fillimisht ai duhet të përgatitet mirë. Pastaj, Kosova dhe Serbia, duhet të ulen si vende të barabarta. Temat si shkëmbimi i territoreve e këto tjerat, nuk të ndodhin me Qeverinë Kurti dhe me Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë ndër të tjera udhëheqësja e dikasterit të Drejtësisë.

Deklarimet e saj vijnë pas vizitës së Kurtit në Bruksel, i cili thotë se po mban takime informative me zyrtarë të BE’së lidhur me çështjen e dialogut.