Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë sonte se ia kanë kërkuar LDK-së nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit.

“LDK nuk na dhënë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme, me arsyetimin se janë në zgjedhje të brendshme”, ka thënë ajo në t7, transmeton Ballkani.info.

“Mirëpo, konsideroj se interesi i shtetit duhet të jetë para atij partiak. S’kemi çfarë bëjmë tash, sepse s’ka logjikë të thirret një seancë e jashtëzakonshme, meqë është caktuar ajo e 22 gushtit”, ka përfunduar Haxhiu. /Ballkani.info/

loading…