Baton Haxhiu

Haxhiu: Kurti s’e pëlqeu as Trumpin, as Bidenin, as Merkelin e as Scholzin

Gazetari Baton Haxhiu ka shkruar në lidhje me atë se si Kurti ka operuar e po operon në politikën e jashtme. Pas fjalëve të ashpra të O’Brien në Kosovë ka pasur shumë reagime.

Haxhiu ka rikujtuar se Kurtit s’i pëlqeu as politikat e Trump, as të Biden as të Merkel e as të Scholz.

Sipas tij, “dikush duhet të jetë mjaft i mirë”.

E plotë:

Kurti nuk e pëlqeu politikën e Presidentit Trump për Kosovën, kështu që ai favorizoi dhe bëri fushatë për Biden.

Për ironi, ai nuk është i kënaqur as me politikën e Presidentit Biden për Kosovën.

Kurti pretendoi se kancelarja Merkel mbështeti autokratët në këmbim të stabilitetit. Disa thonë se ai dhe njerëzit e tij ishin të emocionuar me ardhjen në pushtet të kancelarit Scholz.

Kurti tani nuk është i kënaqur as me politikat e Scholz.

Dikush duhet të jetë mjaft i mirë!

VIDEO BONUS: “Zemër ke dështu!” – Rinia e LDK së me aksion simbolik, ia uron Qeverisë Ditën e të Dashuruarve