Haxhiu: Kryeministri nuk kalon as nga zyret e LDK’së as nga të partive tjera, ai zgjidhet nga qytetarët

Anëtarja e kryesisë së VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se posti i kryeministrit i takon VV’së, jo se kështu dëshirojnë partitë tjera por që kështu ka vendosur qytetari.

“Emri i kryeministrit nuk kalon as nga zyret e LDK’së, as nga zyret e partive tjera por ai zgjidhet nga qytetari i Republikës së Kosovës në zgjedhje”, tha ajo.

“Emri i tij nuk diskutohet. Kryeministri dihet. Me LDK’në kemi pasur takime konstruktive dhe transparente”.