Haxhiu kërkon nga Shqipëria të hapë një pikë vaksinimi për kosovarët

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos pranimin e vaksinave kineze nga Shqipëria.

Ai ka kërkuar nga Shqipëria që të hapë një pikë vaksinimi në kufi në mënyrë që të vaksinohen qytetarët nga Kosova.

“Qeveria Kurti 1 morri 1 mijë vaksina nga Serbia të prodhuara në Rusi. Qeveria Kurti 2 nuk morri vaksinat nga Kina në Shqipëri. Unë kërkoj nga Shqipëria që të hap një pikë vaksinimi në pikën kufitare dhe të hapet aplikimin online që kush dëshiron të ju mundësohet vaksinimi, sepse qeveria jonë ka dështuar. Derisa qytetarët tanë po vdesin nga COVID-19, qeveria ynë është marrë me zgjedhjet në Shqipëri. Kur Kurti po votonte në Shqipëri unë shihja qytetarët në sallën 1 “Tetori” jo vetëm që nuk mund të merrnin vaksinën, por as edhe informata për vaksinën”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Haxhiu ka përmendur edhe uljen e shtesave për punëtorët shëndetësorë.

Ai ka kërkuar sqarime nga ministri i Shëndetësisë për uljen e shtesave.