Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se PDK dhe LDK, nuk kanë lidhje me opozitarizmin.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti, Bekim Haxhiu, duke e cilësuar si politikanen më të pafytyrë.

“Nëse ka në Kosovë një politikane ma të pa fytyrë se kjo nuk ka asnjë që I ka shëtit të gjitha partive politike, kur shkon me Listën Serbe e pyet, konsultohet me Listën Serbe për mos me bë ligjin për veteran, kur koordinohet me Listën Serbe mos me votu Trustin, i fyen edhe njerëzit me të cilët kanë qenë edhe në qeveri më të, nuk e komentojë”, u shpreh ai në Pressing.

VIDEO BONUS: “Po ia zbret 1% PDK-së”; “Je tregu ushtar i mirë i Dejonës”: Replika e ashpër e Rrustemit me Tahirin