VIDEO

Haxhiu: Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestuar prej Serbisë, reagon Konjufca

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu deklaroi se teksa Hashim Thaçi ishte në ballë të luftës, Albin Kurti kishte dezertuar dhe arrestuar nga Serbia. Për këtë deklaratë ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se është e papranueshme ofendimi i të burgosurve politikë. Më pas ka replikuar edhe kryeministri Kurti, i cili tha se Haxhiu është ndër deputetët e rrallë që “s’e ka huq asnjë votim të keq”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se kryeministri Kurti po realizon interesat e Serbisë në Kosovë.

“Hashimi në ballë të luftës, Albini me duar në xhepa i arrestuar prej Serbisë edhe i dezertuar dhe i dorëzuar. Nuk desha t’ju them këtë, por pasi po e kërkoni po ju them… Vuçiq të shau, ti heshte, ai me 60 paramilitarë mercenarë me Radoiçiq të nënshtroi dhe të detyroi ta pranosh Zajednicën. Ne nuk jemi nënshtruar e as dorëzuar para Serbisë që i kishte 120 mijë ushtarë e paramilitarë. Prandaj e kemi fituar përkrahjen ndërkombëtare dhe e kemi fituar lirinë. Ky është dallimi mes neve dhe teje që e kërkove prej fillimit”, deklaroi ai, transmeton KP.

Pas kësaj deklarate, reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se është e papranueshme që të ofendohen të burgosurit politikë.

@ballkani.info

Po e bën me Kurtin, sepse me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në krye të shtetit, Serbia nuk ka guxu me mendu, e lërë më të veprojë siç bëri më 24 shtator. Gjuriqin e kemi ngreh zhag – Bekim Haxhiu #kurti #hashimthaçi #hashimthaqi #kadriveseli #uçk #bekimhaxhiu #levizjavetevendosje #kosovopolice

♬ original sound – Ballkani.info

“Ishte krejt e papranueshme zotëri Haxhiu se si i ofendoni të burgosurit politikë. Është terminologji e papranueshme se si i ofendove të burgosurit politikë. Jo, jo, çdo të burgosur politikë. Edhe kolegë, ki aty të tuat, pak marre duhet të të vijë prej asaj pune. A më kuptove çka të thashë?”, deklaroi ai.

Kryeministri Kurti tha se deputeti Haxhiu është ndër deputetët e rrallë që nuk e ka huq asnjë votim të keq.

“Më 27 qershor 2013 e keni votuar në këtë Kuvend zajednicën, më 3 gusht 2015 e keni votuar Gjykatën Speciale. Je ndër deputetët e rrallë që s’ka votim të keq që s’e ke huq”, përfundoi Kurti.