Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar lartë paraqitjen e ish-presidentit Thaçi në Hagë.
Ai ka thurur elozhe për figurën e Thaçit duke thënë se është krenar me të, e se historia i shkon pas sikur Ismal Qemailit, Hasan Prishtinës, Avni Rrustemit e shumë patriotëve tjerë, shkruan Ballkani.info.
Postimit në facebook, Haxhiu ia ka bashkangjitur edhe videon e paraqitjes të ish-kreut të PDK-së në seancën e fundit në Hagë.
E plotë:







